Pukë, breshëri automatiku mbi dy familje, rëndë 5-vjeçari

  • 9 years ago
Gjashtë anëtarë të dy familjeve, Kopani dhe Xhaferri nga Puka, ndërmjet tyre dy fëmijë 5 dhe 9 vjeç, janë plagosur nga të shtënat e kallashnikovit të tre grabitësve. Fëmija 5-vjeçar Eris Xhaferri dhe i ati i tij, Zamir Xhaeferri janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje shumë të rëndë dhe në rrezik për jetën. Erisi është plagosur në kraharor dhe në krah.

Në makinën "Opel Astra Karavan" me targa AA 506 DP po udhëtonin nga Puka drejt Shkodrës, familjet e dy motrave: Valbona Kopani me bashkëshortin esaj Astritin dhe djalin Armando, 9 vjeç si dhe Mirjeta Xhaferri me bashkëshortin Zamir Xhaferri dhe djalin 5 vjeç, Eris Xhaferri.

Recommended