Prezë, banorët: Në kala po ndërton një i kabinetit Berisha

  • 9 years ago
Ndërtimet pa kriter nuk kanë kursyer edhe monumentet kulturore, siç është ndertimi që sapo ka nisur të lulzojë në kalanë e Prezës. Prej më shumë së dy javësh kanë nisur punimet për ndërtimin e një objekti ngjitur me murin rrethues të këtij monumenti, në kundërshtim të plotë me ligjin.

Banorët e Prezës jashtë kamerave tregojnë se kanë vënë re praninë e një anëtari të kabinetit "Berisha" prej momentit të nisjes së punimeve, duke u shprehur se objekti që pritet të ndërtohet është pikërisht i tij. Pamjet e filmuara nga "A 1 Report" tregojnë qartë hapësirën e zënë për ndërtimin e këtij objekti, ku siç duket nga pamjet ka nisur gërmimi.

Recommended