Shëndetësi, për 15 muaj 50 transplantime të veshkave

  • 9 years ago
Brenda 15 muajve në Klinikën e urologjisë janë kryer 50 transplantime të veshkave nga donatorë të gjallë. Kryesisht donatorët e veshkave janë familjarë të atyre që kanë pasur nevojë kurse pacienti më i ri i cili ka fituar veshkë të re është vetëm 17 vjeç. Nga fillimi i vitit deri më tani janë kryer 27 operime dhe ky është numri më i lartë i transplantimeve në këtë klinikë. Mjekët shprehen të kënaqur nga rezultati i arritur kurse probleme janë hasur vetëm në dy raste.

"Me rëndësi është se kaluam me numër minimal të komplikimeve, kishim një rast vdekje me infektim të rëndë të kërpudhave me sepsë. Pacientja ndërroi jetë...dhe një refuzim të veshkës ku duhej të nxjerrim veshkën e transplantuar...Pacientët tjerë janë mirë", tha Sasho Dohçev, urolog.

Mjekët paralajmëruan se përgatiten për transplantimin nga donatorë të vdekur pasi para dhjetë ditëve në Parlament u votuan ndryshimet ligjore për transplantim. Në vijim e sipër është formimi i akteve nënligjore.

"Ky ligj nuk ka praktikë obliguese. Ligj do të ketë, mirëpo nëse familja nuk nënshkruan e fundit, atëherë s'ka asgjë nga e tërë kjo. Ligji nuk është problem, pajisje kemi, kuadro gjithashtu, por nëse nuk ka motivim tek popullata që të miratojë të nënshkruajë që të merret organi, atëherë nuk ka asgjë", u shpreh Muhail Panev, drejtor në Klinikën e urologjisë.

Klinika e urologjisë nga Fondi për sigurim shëndetësorë fiton nga 15 mijë euro për çdo transplantim për shërim të tërësishëm të pacientit. Nuk ka kufizim se sa transplantime mund të kryhen. Sot në vijim e sipër është transplantimi i 51 tek burrë i moshës 50 vjeçe të cilit veshkën ia dhuroi bashkëshortja e tij. Për operim të tillë presin dhjetëra pacientë tjerë kurse veshkat e reja do t'i fitojnë prej shtatorit. Bojana Simonoviq

Recommended