Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ka përfunduar projekti i financuar nga BE-ja për arsimin e të rriturve dhe personave të përjashtuar. Projekti u realizua dy vite radhazi gjatë të cilit u zbatuan 30 programe të ndryshme, servisim i makinave për qepje, kujdes ndaj personave të moshuar në kushte shtëpiake, punonjës ndërtimtarie, punonjës në industrinë e verës si dhe punonjës për instalimin e ujësjellësit. Gjatë realizimit dy vjeçar të projektit, 144 persona kanë fituar certifikatë shtetërore për profesionin e tyre.

"Sot pra finalizojmë me sukses këtë projekt, projekti i cili është implementuar gati dy vite ku kemi pilotuar gjithsej 12 programe të profileve të ndryshme, gjashtë programe kanë qenë për arsimin e të rriturve dhe gjashtë programe kanë qenë për ri-arsimimin e personave të cilët janë të përjashtuar nga sistemi arsimor", deklaroi Lindita Qazimi, drejtore e Qendrës për arsimin e të rriturve.

"Bëhet fjalë për programe konkrete që do të realizohen gjatë periudhës së ardhshme ndërsa qëllimi i tyre është sigurimi i arsimit kualitativ tek të rriturit, definim të kualifikimeve në bazë të cilave ata mund të jenë më konkurrent në tregun e punës si dhe të krijojmë kuadro të reja në sferat deficitare të tregut të punës në bazë të të dhënave nga Agjencioni për punësim", u shpreh Spiro Ristovski, ministër i arsimit.

Përfaqësuesi i BE-së Robin Lidëll tha se projekti ka arritur të bashkojë personat të cilët nuk kanë qenë të privilegjuar, madje duke ju dhënë atyre një mundësi për tu përfshirë në tregun e punës.

"Kam parë se si punojnë personat të cilët i mësuam ose i trajnuam dhe më vjen shumë mirë që projekti në fjalë bëri punën e saj teorike dhe njëkohësisht po realizohet shumë mirë në praktikë. Ky projekt do të ndihmojë shumë në luftën kundër papunësisë dhe përfshirjes sociale", tha Robin Lidëll, përfaqësues i BE-së.

Projekti ka filluar të realizohet nga tetori i vitit 2011. Gjatë dy viteve, për realizmin e programeve të lartpërmendura janë ndarë mjete nga IPA Fondet në shumë mbi 1 milionë euro.

Melihate Rustemi

Category

📺
TV
Comments

Recommended