Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Këshilli i Komunës Qendër edhe sot nuk arriti që të përfundojë mbledhjen e saj të pestë, gjegjësisht të kalojë pikën e 13 të rendit të ditës ku me propozim të këshilltarëve të LSDM-së duhet të shfuqizohet plani detal-urbanistik, gjegjësisht të parandalohet ngritja e një objekti pranë hotelit Bristol. Këshilltarët e VMRO DPMNE-së në këtë Komunë paralajmëruan se do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të shqyrtojë nëse Këshilli i Komunës ka kompetenca që të miratojë vendime të këtilla.

"Përderisa ai Institucion konfirmon se ne mund të diskutojmë, absolutisht ne do të pranojmë debat dhe atëherë mundet që nëpërmjet një debati konstruktiv të vijmë deri në një përfundim. Unë e kam fjalën për një iniciativë që kemi propozuar deri tek Gjykata Kushtetuese e cila dëshirojmë që të vlerësojë kompetencat e këshillit që të vendosë për këto 4 pika të rendit të ditës", deklaroi Tomisllav Llazarov, këshilltarë i VMRO-DPMNE-së.

"Në këtë shtet ekzistojnë ligje, ekzistojnë edhe instanca më të larta të cilat e vlerësojnë punën e këtij institucioni kështu që ne jemi të hapur dhe kështu do të jemi", u shpreh Mirosllav Shipoviq, kryetar i Këshillit të Komunës Qendër.

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së gjithashtu pyetën kolegët e tyre të LSDM-së se kush do tua kthej paratë investitorëve që i kanë dhënë për të paguar taksat komunale.

"Unë do t'ju kisha lutur që shërbimet përgjegjëse të jenë prezentë dhe të japin përgjigje se cili është zëvendësi i kryetarit të komunës ose nëse ka person që përfaqëson atë, pse ai sot nuk është prezent në këtë mbledhje, a dëshiron me këtë të heq përgjegjësinë nga vetja dhe t'ju përgjigjeni qytetarëve se kush do tua kthej paratë të cilat investitorët i kanë dhënë për taksat komunale?", tha Daniella Rangellova, këshilltare e VMRO-DPMNE-së.

"Gjithçka që është dhënë si harxhim nga ana e investitorëve do të pranohet dhe ata do të vazhdojnë të punojnë në objektet e tyre edhe më tej", theksoi Mirosllav Shipoviq, kryetar i Këshillit të Komunës Qendër.

Shipoviq thotë se me shfuqizimin e planit ekzistues detalo-urbanistik do të parandalohet ndërtimi i objekteve të cilat ende nuk kanë filluar por jo edhe ndërtimi i kishës Shën Kostantini dhe Elena dhe objektet tjera të cilat tani më kanë paguar të gjitha taksat dhe janë në ndërtim e sipër. Rreth një muaj më parë para Komunës Qendër kishte protesta të dhunshme kundër ndërprerjes së punimeve në kishën në Komunën Qendër. Valmir Kuçi

Category

📺
TV
Comments

Recommended