Elbasan, ndotja e mjedisit Firmat nuk përdorin filtrat

  • 9 years ago
ELBASAN- Problemi i ndotjes së mjedisit vazhdon të jetë shqetësimi kryesor i qytetarëve elbasanas dhe shkaku kryesor i kësaj situate është ndotja industriale.

Kompanitë "Kurum" dhe "Ferokromi ACR" nuk kanë vënë në zbatim filtrat e nevojshëm për mos emetimin e gazrave të dëmshëm në mjedis. Kreu i Klubit Ekologjik, Elbasan hedh poshtë pretendimin e firmës turke "Kurum" se emeton në atmosferë avuj dhe jo gazra kancerogjene.

"Ndotja vazhdon të jetë njësoj si herët e tjera, pra krahas rritjes së temperaturave kemi edhe shtimin e tymrave, gazrave në atmosferë, krejt lirshëm kështu që vazhdon të jetë e njëjta situatë e ndotjes, në mënyrë të veçantë me ndotjen industriale, por herë pas here edhe ndotjen nga djegia e mbeturinave urbane që për këtë vit për fat të mirë është në një nivel më të ulët.

Është për të ardhur keq, por avulli mund të dalë atje në një kohë të shkurtër, po e zëmë dhe gjysëm ore dhe nuk mund të dalë avull herë pas here të emetohet në ajër, dhe gjatë gjithë natës ose duke filluar që nga ora gjashtë e mbrëmjes e deri më vonë. Të hiqet dorë nga shkelja e ligjeve, të zbatohen rregullat, normat ligjore" tha për TV A1 Report kreu i Klubit Ekologjik.

Pak ditë më parë, një grup qytetarësh bashkë me shoqatën "Reago" protestuan para ambjenteve të "Kurum" me moton "Stop ndotjes kancerogjene". Ata i bënë apel organeve shtetërore të ndërhyjnë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, shëndetin e tyre, si dhe të respektohet mjedisi si përparësi kombëtare.

Recommended