Arrestohet Princesha saudite, mbante me dhunë shërbëtoren

  • 9 years ago
Princesha saudite Meshael Alayban është akuzuar zyrtarisht për trafikim me njerëz nga një gjykatë në Kaliforni. 42 - vjeçarja është arrestuar pas denoncimit të një shërbëtore që e ka mbajtur pa vullnetin e saj në shtëpinë e princeshës.

Gruaja me prejardhje nga Kenia, ka deklaruar se princesha i kishte konfiskuar pasaportën dhe e ka detyruar atë të punojë 16 orë në ditë, shtatë ditë në javë për vetëm 220 dollarë në muaj.

Gjithashtu ajo ka raportuar tek polizia se familja Alayban ka ardhur në muajin maj në SHBA së bashku me të dhe me 4 gra të tjera filipine duke i trajtuar në të njëjtën mënyrë.

Gjykatësi ka vënë çmim prej 5 milionë dollarë peng për lirimin e Alayban nga burgu dhe i është ndaluar të largohet nga Shtetet e Bashkuara pa autorizimin e autoriteteve.

Procesi gjygjësor në të cilën do të lexohet dhe akuza zyrtare është shtyrë më 29 korrik me kërkesë të avokatit të saj mbrojtës. Alayban mund të dënohet me 12 vjet burg nëse ajo shpallet fajtore për këto akuza.

Recommended