Banorët e Nartës: Po na grabisin e përdhunojnë

  • 9 years ago
Banorët e Nartës, në rrethin e Vlorës, protestojnë për një situatë të frikshme të mungesës së rendit dhe sigurisë në fshatin e tyre. Të rebeluar, banorët denoncojnë një fenomen, sipas tyre, që po shkatërron gjithçka në këtë zonë, vetëm 5 kilometër larg qytetit dhe po çnderon fshatin. Për televizionin A1 Report dhe Shqiptarja.com, banorët denoncojnë se shtëpitë e fshatit që është me burra në emigracion dhe ku jetojnë shumica, gra e vajza, prej shumë vitesh janë prehë e grabitjeve, plaçkitjeve dhe përdhunimeve të grave.

Recommended