Çdo kush që planifikon të ndërtoj apo riparojë shtëpi ose objekte afariste, duhet të ketë parasysh standardet e reja energjetike. Për të vërtetuar efikasitetin energjetik të objektit, duhet që të kalohet edhe testimi për kontroll energjetik dhe më pas të merret certifikata. Vendosja e standardeve të reja erdhi me ndryshimet në ligjin për energjetikë.
"Së pari do të jenë institucionet publike, pastaj ndërtesat e reja, shtëpitë e reja. Domethënë të gjitha ato që do të jenë të reja duhet të sjellin vërtetim për efikasitetin energjetik kurse të vjetrat sipas mundësisë dhe parave që kanë", tha Llazar Geçevski, drejtor i Agjencisë për energjetikë.
Testimi i objekteve që do të bëhet me anë të kontrollorëve të kualifikuar, do të tregojë nëse ato i përmbushin apo jo standardet energjetike, në bazë të rregullores së re. Nga agjencia për energjetikë thonë se kostoja e këtij shërbimi është në përpunim, por sigurisht, ato do të jenë të kapshme për xhepin e qytetarëve.
"Nuk do doja tani të manipuloja me shifra, sepse punën që do bëjmë ne duhet ta aprovojë më parë qeveria, pra pa aprovimin e saj, ne nuk mund të fillojmë", u shpreh Llazar Geçevski, drejtor i Agjencisë për energjetikë.
Punën e kontrollorëve dhe dhënien e certifikatave do ta mbikëqyrë Agjencia për energjetikë. Ferikan Iljazi
Comments