Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Diplomat e Maturës Shtetërore po mbajnë peng maturantët, të cilët dëshirojnë t'i ndjekin studimet e larta në universitetet jashtë vendit. Ndonëse disa universitete të huaja kanë përcaktuar si afat javën e parë të muajit korrik për të aplikuar, ku një nga dokumentet e kërkuara është pikërisht kjo diplomë, maturantët nuk kanë mundur të pajisen me to.

Kësisoj, atyre u rrezikohen seriozisht studimet jashtë vendit. Disa maturantë shprehen të shqetësuar se kanë bërë kërkesë për t'u pajisur së paku me një certifikatëtë Maturës Shtetërore, ku jepen rezultatet e provimeve, por nuk është bërë e mundur për shkak se ende nuk kanë dalë rezultatet e provimeve me zgjedhje.

Në këto kushte, maturantët e kësaj kategorie kanë kërkuar që rezultatet e tyre të korrigjohen më shpejt, vetëm e vetëm që ata të mos penalizohen nga e drejta për të studiuar në universitetet jashtë vendit, ku kanë ëndërruar prej kohësh.

Category

📺
TV
Comments

Recommended