Në tre vitet e kaluara në Maqedoni korrupsioni ka shënuar ulje. Sipas hulumtimit të 'Transparent Interneshënëll 'IT' Maqedoni, 17% e qytetarëve kanë dhënë mitmarrje në krahasim me 21% siç ishte më herët. Sipas Sllagjana Taseva, edhe pse ka përmirësim të gjendjes, qytetarët mendojnë se Qeveria më pak lufton kundër korrupsionit, në krahasim me tre vite më parë, gjegjësisht, 39% e të anketuarve tani mendojnë se Qeveria është më efektive në këtë luftë në krahasim me 52% të cilët mendonin kështu para 3 viteve.
"Qytetarët çdo ditë janë të ekspozuar në dhënie të mitës ose nevojës për dhënie. Kjo nuk paraqet shpenzime personalisht vetëm për ta, por paraqet parakusht për krijimin e shumë padrejtësive dhe krijimin e diskriminimeve të ndryshme", tha Sllagjana Taseva, Transparent Interneshënëll Maqedoni
Hulumtimi tregon se qytetarët vlerësojnë se korrupsioni është problem i madh në sektorin publik. Duke vlerësuar prej 1 deri 5, qytetarët e Maqedonisë janë deklaruar me notë 4,1. Perceptimi i qytetarëve sipas institucioneve: për më të korruptuara janë partitë politike me notë 4, vijon gjykata, administrata publike, policia e tjerë. Më pak e korruptuar me 2,3 është ushtria.
Për Tasevën është befasuese se për herë të parë në listën e institucioneve ku qytetarët më shumë kanë dhënë mitmarrje është policia.
"Do ju rikujtojë se ky nuk është perceptim, kjo është anketë viktimologjike, ata që kanë treguar se kanë dhënë mitë kanë qenë të pyetur të tregojnë ku dhe në çfarë situate. Dhe 19% prej tyre kanë deklaruar se kanë dhënë në polici, 16% në gjykatë, 13% në shëndetësi për shërbime shëndetësore, 10% në arsim dhe 7 % në kadastër", deklaroi Sllagjana Taseva, Transparent Interneshënëll Maqedoni.
Taseva shton se edhe pse ka ulje të korrupsionit në vend, megjithatë 17% është përqindje e madhe, por gëzon fakti që madje 82% të qytetarëve janë të gatshëm të lajmërojnë korrupsionin. Megjithatë, sipas saj, numrat e telefonit për denoncimin e korrupsionit nuk funksionojnë, kurse gjithashtu nuk dihet cili institucion duhet të veprojë pas denoncimit. Në rajon, vendi më i korruptuar është Shqipëria kurse më pak të korruptuar janë Kroacia dhe Kosova. Pas këtyre dy vendeve vijon Maqedonia, e cila në suaza botërore është në grupin e katërt ose prej vendit 34 deri 45. Goran Temenugov
Comments