Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Funksionarët e lartë të 'Vëllezërve Myslimane' e refuzuan planin e presidentit të përkohshëm të Egjiptit, Adli Mensur për ndryshimin e kushtetutës dhe tranzicion politik në vend. Sipas këshilltarit juridik të Vëllezërve Musliman, Partia për Liri dhe Drejtësi, plani i publikuar nga Mansur është jolegjitim i pavlefshëm pasi vendi ka presidentin e saj dhe nuk ka nevojë të votohet për president të ri. Paraprakisht, presidenti i përkohshëm i Egjiptit, Adli Mensur e prezantoi planin për ndryshimin e kushtetutës dhe referendumit dhe paralajmëroi se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Plani i Mansur parasheh hapjen e debatit publik rreth versionit të ri të kushtetutës egjiptiane që duhet të fillojë në dy javët e ardhshme. Debati dhe referendumi rreth kushtetutës së re duhet të përfundojnë në afat prej 4 muajve pas çka do mund të organizohen zgjedhje parlamentare. Presidenti i ri i shtetit do të zgjidhet pas konstituimit të parlamentit. Kushtetutën paraprakisht e përgatitën islamikët të cilët pas intervenimit të ushtrisë së Egjiptit u larguan nga pushteti. Projektimi. nga kryetari i përkohshëm vjen 48 orë pas incidentit të rëndë në Kajro në të cilin sipas Vëllezërve Mysliman, janë vrarë 53 simpatizues të presidentit të larguar Muhamed Morsi ndërsa disa tjerë janë plagosur. Në ndërkohë, vazhdojnë protestat në Egjipt. Mbështetësit dhe kundërshtarët e Morsit ende grumbullohen në sheshe të ndara dhe shpesh dëshirojnë të përleshen mes vete. Largimi i Morsit nga funksioni i presidentit, sipas mbështetësve të tij dhe sipas lëvizjes islamike më me ndikim në Egjipt, Vëllezërit Mysliman, paraqet grusht shtet ushtarak. Ndërsa për opozitën egjiptiane dhe për kundërshtarët e islamizimit të vendit, rënia e presidentit të deritanishëm është vetëm vazhdim i revolucionit me të cilin në vitin 2011 u rrëzua nga pushteti, diktatori shumëvjeçar, Hosni Mubarak. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended