Verërat nga Maqedonia nuk mund të eksportohen në vendet e Evropës me mbishkrimin 'maqedonase' por me shenjën "Povardarski". Kjo për shkak se Greqia tashmë i ka regjistruar verërat e saja me këtë shenjë. Nën emrin 'Povardarski' deri në fund të vitit vendi do të fillojë të eksportojë verë me prejardhje të mbrojtur gjeografike. Shenja gjeografike fillimisht duhet të regjistrohet në Maqedoni dhe më pas në BE.
"Shenja gjeografike "Povardarski" domethënie mjaft të madhe për Maqedoninë, fillimisht nga aspekti i segmentit komercial për industrinë e verërave në Maqedoni dhe si bartës të shenjave të reja që me kohë do të gjenerohen", tha Vlladisllav Popov, kryetarë i Shoqatës Povardarski.
"Sa i takon regjistrimit të një indikatori gjeografikë, ende është herët të bëhet regjistrimi në atë emër sepse për kontestin rreth emrit ende zhvillohen bisedime në kuadër të BE-së. Emri rreth të cilit bashkë do të pajtohemi, e ai është emri "Povardarski", është emër që ju vet e zgjodhët dhe askush në skenën ndërkombëtare nuk mund ta kontestojë atë", u shpreh Frederik Zhulie, FAO.
Iniciues për vendosjen e shenjës "Povardarski" ishte Shoqata "Verëra nga Maqedonia" në bashkëpunim me BERZH-in. Në të ardhmen do të punohet edhe për prapashtesa tjera gjeografike. Për momentin nëntë kantina të verës qëndrojnë pas kësaj shenje, ndërsa ato që nuk do të qëndrojnë pas shenjës "Povardarski", do të mund t'i shfrytëzojnë prapashtesat gjeografike ekzistuese. Verërat nga Maqedonia shumë pak janë të përfaqësuara në tregjet botërore si vera në shishe. Një nga partnerët kryesorë tregtarë për importin e verës nga Maqedonia është Serbia, por tani kantinat e verës janë të shqetësuar për prodhimet e tyre sepse ka paralajmërime për fillimin e luftës tregtare mes Maqedonisë dhe Serbisë. Natasha Stojanovska
Comments