Liban, shpërthen makina bombë raportohet viktima dhe të plagosur

  • 9 years ago
Liban - Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin libanez, Bejrut ku ka raportime edhe për viktima. Shpërthimi u shkaktua nga një makinë autobombë në parkingun e një qendre tregtare në zonën e Beir el-Abed, e cila është një bastion i grupit shiit Hezbollah.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se disa njerëz u vranë dhe u plagosën nga shpërthimi. Fotografitë televizive treguan automjetet në zjarr dhe një re tymi të zi. Pamjet dramatike
të transmetuar nga televizioni al-Manar treguan zjarrfikësit duke u përpjekur për të shuar flakët.Tensioni në Libi është rritur ndjeshëm që pas ndërhyrjes së Hezbollah në Siri në mbështjetje të regjimit të presidentit Bashar Al Assad.

Ky sulm është i dyti për këtë vit në zonat ku jetojnë shiitët në Bejrut. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit. Por rebelët në Sirinë fqinje kanë kërcënuar më parë se do të sulmojnë Hezbollahun, e cila ndërhyri në luftimet në vendin e tyre për të mbështetur forcat qeveritare siriane.