Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Deponia 'Drislla' në Shkup deri në vitin 2015 do të shndrrohet në pikën më moderne të grumbullimit të mbeturinave në Ballkan e më gjërë. Ky transformim do të bëhet me ndihmën e partnerëve italian 'FCL Ambiente' dhe 'Belvedere' të cilët, falë një marrveshjeje me qytetin e Shkupit do të investojnë mbi 70 milion euro. Numri një i ndërmarrjes 'FCL Ambiente', Domeniko Feracoli thotë se deponinë 'Drislla' do ta modernizojë tërësisht dhe do ta bëjë shembull se si një vend ku grumbullohen mbeturinat mund të shfrytëzohet për fitimin e gazit natyror, gjegjësisht energjisë elektrike.

"Qëllimi ynë për të investuar në Maqedoni është që ne të krijojmë një model të ri në rajon sa i përket grumbullimit të mbeturinave. 1/3 e mbeturinave në Maqedoni, do të transformohen në energji dhe ajo do të mund të furnizojë një fabrikë të tërë me energji elektrike, p.sh siç është aty afër fabrika e çimentos. Drislla do të jetë një sistem i integruar ku do të menaxhohen mbeturinat, në një vend do të ketë më tepër seksione, dhe me këtë Drislla do të bëhet shembull për tërë Ballkanin, do të transformohet në një park të vërtet ekologjik, dhe ne me këtë dëshirojmë që Drislla të bëhet një kartë-vizitë, ose më e mira që do të eksportohet në mbarë Ballkanin", deklaroi Domeniko Feracoli - FCL Ambiente.

Ndërkohë, kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski tha se shumë shpejt deponia 'Drislla' do t'i përkasë të kaluarës. Sipas tij ky është projekti më kapital i qytetit të Shkupit sa i përket sferës së ekologjisë.

"Ajo që do të fitojë qyteti i Shkupit, por mund të them edhe e gjithë Maqedonia është se ne prej kësaj marrëveshjeje do të marrim 20 % të fitimit që do të dalë nga deponia 'Drislla'. Sipas analizës së bërë nga ana e Bankës Botërore dhe sipas ofertës së "FCL Ambiente" parashikohet që nga mbeturinat e grumbulluara në Drislla të fitohen rreth 5 milion euro në vit, gjegjësit 1 milion euro ose 20% do t'i takojnë qytetit të Shkupit. Përfitimi i ynë i dytë është gjithashtu i rëndësishëm.. ne praktikisht do të përpunojmë mbeturinat që nga grumbullimi i tyre e deri te momenti i deponimit, në një mënyrë bashkëkohore dhe europiane", tha Koce Trajanovski-kryetar i qytetit të Shkupit.

Kapacitetet e reja të deponisë "Drislla" do të përdoren edhe për deponimin e mbeturinave mjekësore nga vendi dhe shtetet fqinje, siç janë Kosova, Shqipëria dhe Serbia. 'FCL Ambiente' dhe 'Belvedere' në Firencë të Italisë kanë në pronësi të tyre deponinë më moderne në Europë. Kjo deponi është e vetmja në botë e cila është nën mbrojtjen e UNESKO-së pasi pikërisht kompanitë e lartëpërmendura kanë arritur ta kthejnë atë në një atraksion të vërtet. Pikërishtë në këtë lokacion, një herë në vit shfaqet me koncert edhe tenori i njohur italian, Andrea Boçeli!

Kështu do të duket deponia më e madhe e qytetit të Shkupit, Drislla në të cilën grumbullohen mbeturinat urbane të kryeqytetit dhe rrethinës. Kjo do të realizohet me ndihmën e partnerëve italian 'FCL Ambiente' dhe 'Belvedere' të cilët do të investojnë m...

Category

📺
TV
Comments

Recommended