Drejtori i ministrit të Punës Spiro Ksera, me azil privat

  • 9 years ago
TIRANE - Personit të cilit i është besuar drejtimi i shtëpisë së të moshuarve në Tiranë, Hysni Kuka, është vënë në qendër të akuzave nga azilantët në këtë shtëpi. Jo vetëm si një person që sillet keq me ta, i fyen dhe ushtron dhunë psikologjike, por madje ata akuzojnë se ai po pasurohet në kurriz të tyre.

Njëri prej tyre, Zeqir Gjoni, i cili tashmë jeton në një shtëpi me qera, pasi e kanë "përzënë" nga azili thotë për "Shqiptarja.com" se ai zotëron një azil privat, që është pikërisht shtëpia private në Tufinë, ku edhe ata u strehuan për një periudhë gati një vit.

74-vjeçari nga Hasi i largët, i pamartuar, që prej dy muajsh e gjysëm, është i detyruar që një pjesë të mirë të pensionit prej 18 mijë lekësh të reja t'i japë për shtëpinë me qira, ndërsa nuk ka para të blejë ilaçet e zemrës. "Më ka përzënë me 5 policë, sikur të isha një kriminel.

Shtëpia me qira më kushton 10 mijë lekë të reja, ndërsa ilaçet e shtrenjta të zemrës dhe të azmës nuk i blej fare se nuk kam para. Ata shkojnë deri në 6 mijë lekë në muaj e unë skam para", - na thotë ai, ndërsa kërkon që të kthehet sërish në azil.