Pukë, zjarr me 8 vatra, të favorizuara nga era, digjen 12 dynymë pyje

  • 9 years ago
PUKË - Zjarr në pyjet e Pukës. Deri tani raportohen 8 vatra zjarri në gjithë rrethin e Pukës, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës. Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse nga qyteti i Pukës dhe zjarri po lokalizohet me mjete rrethanore, të ndihmuara edhe nga shërbimet pyjore.

Sipas korrespondentit të "A1 Report" në terren, deri në këto momente nuk ka pasur kërkesë për dërgimin e mjeteve të tjera shtesë për lokalizimin e flakëve Shkodra.
Për sa i përket dëmeve, deri tani llogaritet se janë djegur apo dëmtuar 12 dynymë sipërfaqe pyjore. Dyshimi kryesor për shkakun e zjarrit mbetet një bari, i cili ka vendosur zjarr jo të qëllimshëm.

Këto muaj, korrik gushti janë muajt më të rrëzikshëm për vatra zjarri. Vitet e kaluara hapësira të konsiderueshme si zjarrvënie të qëllimshme apo të pakujdeshsme. Bashkëpunimi me banorët mbetet kryesor.

Pa një bashkëpunim të gjerë më komunitetin. Shqetësuese është kur janë vatra masive larg banesave dhe duhen forcat e zjarrfikëseve në disa raste dhe forcat e ushtrisë. Vitet e kaluar edhe shirat kanë bërë të mundur fikjen e zjarreve.

Recommended