TIRANE - Sekretari për çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste reagon ndaj vendimeve të marra dje nga mbledhja e qeverisë, si dhe vendimeve të marra në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Rregullim Territorit.
Në një prononcim për gazetaren e Tv A1 Report Joniada Koçi, Gjiknuri thotë se do të rishikohet çdo vendim i marrë pas 23 qershorit.
" Nuk është normale që qeversija në ikje të marrë vendime për pagat e pensionet, si dhe të mbledhë KKT-në, pas as në fushatë s'mund ta bëjë këtë jo më kur shqiptarët kane vendosur ta largojnë . Janë vendime që merren për populizëm. Do rishikohet çdo vendim i marrë pas 23 qershorit"- thotë Gjiknuri.
Redaksia online
Comments