Berisha: Shtetësi shqiptarëve në shengen

  • 9 years ago
Shqipëria do tu jep shtetësi të gjithë shqiptarëve që jetojnë në hapësirën e Shengenit. Kryeministri në largim Sali Berisha ka thënë se me këtë vendim përjashtohen shqiptarët e Kosovës pasi janë banorë të një shteti të pavarur dhe në proces të shëndetshëm me Bashkimin Europian. Ndryshe ky ishte propozimi i Berishës që para periudhës së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

'Ky vendim ka të bëjë me procedurat për njohjen dhe fitimin e shtetësisë shqiptare nga persona me origjinë shqiptare me përjashtim të shtetasve të Republikës së Kosovës të cilët janë shtetas të një shteti të pavarur dhe për të cilët qeveria e Shqipërisë nuk ka dhe nuk mund të ketë autoritet pa një marrëveshje mes dy qeverive', tha Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë.

Berisha gjithashtu njoftoi se aplikimet do të nisin nga 1 gushti. Duke folur për votën e emigrantëve, Berisha ka thënë se ajo është një e drejtë që nuk duhet të mohohet dhe për këtë sipas tij duhet të merren masat për përfshirjen e tyre në zgjedhje.

'Ai që ka frikë nga populli i vet,qytetarit me origjinë shqiptare është albanofob nacist. Forcat politikedo të duhet të ulen sepse kështu nuk ecën. Emigracioni duhet të votojë pasi ai voton në të gjithë botën', u shpreh Sali Berisha - Kryeministër i Shqipërisë.

Sipas kryeministrit në largim Berisha, me këtë akt Shqipëria është vendi i fundit në rajon që ofron bashkëkombësve të saj atë që të tjerët i kishin ofruar vite me radhë. Ky akt sipas Berishës nuk duhet të konsiderohet nga askush si një akt tjetër veçse në interesin më të mirë të shqiptarëve, të paqes dhe stabilitetit ku ata janë. Valmir Kuçi

Recommended