'Turi për Srebrenicën', 4 çiklistët ndal në Çarshi

  • 9 years ago
Katër çiklistë nga Turqia kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe për të përkujtuar 18 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës. Për t'ju bërë homazhe atyre që u masakruan dhe për të ndarë dhimbjen bashkë më familjet e tyre, të rinjtë me biçikleta u nisën nga Turqia më 29 qershor me qëllim që më 11 korrik të arrijnë në Srebrenicë. Çiklistët sot arritën në Maqedoni, në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

"Çdo vit shënojmë ditën e gjenocidit ndaj boshnjakëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, vlerësojmë se ju që e bëtë këtë gjest është shumë i guximshëm dhe ju mbështesim për gjestin tuaj dhe për këtë turne që e bëni për boshnjakët dhe afrimin e dy popujve, turq dhe boshnjak. U jemi mirënjohës për shënimin e kësaj dite dhe lutemi që e njëjta kur mos të ndodhë. Shpresojmë të keni rrugë të mbarë deri në Srebrenicë dhe jam i sigurtë se do ju presin me shumë ngrohtësi", tha Xhevat Hot, përfaqësues i komunitetit boshnjak.

Furkan Kajë, njëri nga çiklistët pjesëmarrës tha se në Kosovë atyre do tu bashkagnjiten edhe çiklistë tjerë.

"Grupi ynë quhet Bahatin Shehid Jëlldëz ndërsa qëllimi jonë është që më 11 korrik të arrijmë në Srebrenicë në ditën e shënimit të përvjetorit të masakrës së Srebrenicës, andaj këtë marsh e kemi quajtur si "Marshi i Paqes". Marshit do ti bashkëngjiten edhe shumë qytetarë tjerë të Stambollit që do të vijnë me vet financim. Udhëtimi nëpër Maqedoni ishte shumë i mirë, rrugët ishin shumë të mira, natyra ishte shumë e bukur dhe u ndjemë shumë të sigurtë", u shpreh Furkan Kajë, organizator i çiklistëve.

Masakra e Srebrenicës ndodhi më 11 korrik të vitit 1995 kur ushtarët serbë vranë rreth 8 mijë burra dhe djem të rinj të moshës 12 dhe 77 vjet. Ngjarja është konsideruar si një nga masakrat më të mëdha në Europë që prej Luftës së dytë botërore. Melihate Rustemi

Recommended