Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TVM-ja nuk e llogarit fare Këshillin e radiodifuzionit. Ndonëse nga ky televizion është kërkuar të sqarojë përse tashmë 40 ditë emeton sinjal analog në kundërshtim me ligjin, ende nuk ka përgjigje. Nënkryetari i KRD-së Milaim Fetai ka kërkuar takim me kryesinë e televizionit shtetëror. Deri sa po bëhen përpjekje për të sqaruar përse TVM-ja sillet si shtet në shtet, ministri Ivo Ivanovski i cili është kompetent sipas Kushtetutës të kujdeset për zbatimin e ligjeve, thjeshtë u shmanget gazetarëve. Ivanovski u shmanget pyetjeve se pse toleron TVM-në të transmetojë në sinjalin analog, dhe me këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë i dëmton televizionet private që punojnë sipas ligjit. TVM-ja tashmë tre javë nuk e respekton KRD-në dhe nuk dorëzon raportin që e kërkuan prej tyre për ta sqaruar situatën. Tani, me iniciativë të nënkryetarit kërkohet takime me krerët e TVM-së.

"Do sjellim përfundim që në ditët në vijim të kemi takim me përfaqësuesit e NP Radiodifuzioni i Maqedonisë", u shpreh Zoran Trajçevski, kryetar i KRD-së.

Ndonëse tre javë më parë KRD-ja me shkrim u drejtua deri tek Radiodifuzini i Maqedonisë dhe kërkuan raport në të cilin TVM-ja do sqarojë ku dhe përse ende emeton sinjal analog, TVM-ja ende hesht. Për paligjshmërinë që ndodh në treg e krijuar nga TVM-ja, heshtin edhe institucionet kompetente. Madje nuk reagon as Agjencia për Komunikim elektronik edhe pse është e obliguar ta rregullojë dhe mbikëqyrë procesin e digjitalizimit. Nuk reagon as ministria përkatëse që e ka përgatitur ligjin. Ministri Ivo Ivanovski tashmë një kohë të gjatë nuk u përgjigjet pyetjeve të televizionit Alsat M përmes të cilave kërkojmë të na sqarojë deri kur do e tolerojë punën e paligjshme të TVM-së. Ivanovski edhe sot refuzoi të përgjigjet në pyetje, konferencën për media e mbaroi pa pasur mundësi asnjë nga gazetarët t'i parashtrojë pyetje, madje as në lidhje me temën për të cilën ishte thirrur konferenca. Problemi kryesorë përveç asaj që TVM-ja ende emeton sinjal analog në mënyrë të paligjshme, është edhe ajo që me forcë tentohet që shikuesit e televizioneve private të drejtohen drejtë TVM-së qeveritare, edhe atë jo me program cilësor, por me obstruksione dhe pengesa teknike dhe me këtë lejohet që për TVM-në të vlejnë rregulla më të volitshme, ndërsa për televizionet private të vlejë ligji i cili detyron të emetohet vetëm sinjal digjital. Natasha Stojanovska

Category

📺
TV
Comments

Recommended