Ekspertët: Ambasadorët, jo njerëz anonim e partiak

  • 9 years ago
BDI duhet të zgjedh njerëz profesioniste dhe të dëshmuar për ti dërguar ambasadorë në Gjenevë, Katar dhe Sarajevë. Kështu vlerësojnë dy ish ambasadorët e Maqedonisë Sami Ibrahimi dhe Nano Ruzhin, duke komentuar propozimet e fundit të BDI-së për emrat e ambasadorëve. Sami Ibrahimi, ish ambasador në Danimarkë vlerëson se një kandidat për ambasador duhet të përmbushë një sërë kushtesh dhe kriteresh dhe mbi të gjitha të ketë reputacion të lartë shoqëror.

"Nuk di se kush janë ata njerëz. Megjithatë, profili i një ambasadori të mirëfilltë duhet të jetë i shumëanshëm. Ambasadori duhet të ketë një dijeni të përgjithshme, politike, kulturore, gjeografike, sociale. Sidomos duhet të jetë i njoftuar mirë me shtetin ku do të shërbejë. Puna e ambasadorit është të përfaqësojë një shtet. Për të përfaqësuar një shtet duhet bajagi punë, duhet të jesh i informuar, duhet të punosh dhe natyrisht se duhet ta arsyetosh atë. Nuk është lehtë të bëhesh ambasador, por nuk është edhe lehtë të mbash atë", tha Sami Ibrahimi, ish ambasador në Danimarkë.

Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin thekson se në këtë periudhë të debaklit diplomatik, Maqedoninë duhet ta përfaqësojnë njerëz të aftë dhe jo njerëz pa bagazh të suksesshëm akademik.

"Ajo që bëhet kohës së fundit në Maqedoni është gabim, politika kadrovike është e koncentruar në njerëz të afërt me partitë politike, njerëz partiak të cilëve nuk kanë çfarë tu bëjnë dhe i shpërblejnë duke i dërguar si ambasador. Maqedonia ndodhet në një epokë diplomatike të papërshtatshme, kur po shënon mossuksese në të gjitha planet, ekonomik, diplomatik dhe politik. Pikërisht tani na duhen njerëz të aftë dhe jo anonimë, të cilët do të pajtohen symbyllur me gjithçka, madje kam frikë se nuk do të përcjellin saktë kritikën nga jashtë", deklaroi Nano Ruzhin, ish ambasador në NATO.

Jo zyrtarisht, partia shqiptare në Qeveri, BDI në këtë valë të emërimeve të ambasadorëve do ë plotësoj 6 vende ambasadorwsh. Agron Buxhakut pritet ti vazhdohet mandati edhe 4 vjet në Paris, Shaban Jashari, i cili më herët ka qenë në Katar, tani sërish kthehet atje me detyrë , ndwrsa Fuat Hasanoviq nga Doha transferohet në Sarajevë. Anonim janë emrat e dy propozimeve tw tjera të BDI-së, ai në Kopenhagë , Naim Mehmeti edhe në Bern Ekrem Ebibi. BDI ende është duke u menduar se kush do të plotësojë vendin e ambasadorit në Gjenevë në selinë e Kombeve të Bashkuara, pasi nuk iu realizua dëshira që në këtë post të emërohet Gazmend Iljazi, i punësuar në ambasadën amerikane në Shkup. Sa i përket kuadrove maqedonas, e përditshmja DNEVNIK publikoi se ish Ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshovski do të emërohet ambasador në Zagreb, ish zv/kryeministri Vasko Naumovski në Uashington, Oliver Shambevski nga Kina në Romë, dhe Vele Tërpevski nga Tirana në Australi. Konzuli në Selanik Toni Dimitrovski do të jetë ambasador i ri në Ljublanë, ndërsa ambasadorja Daniella Karagjozova nga Kroacia zhvendoset në Kanada. Ambasadore në Vienë do të jetë gruaja e ambasador...

Recommended