Biberaj: Administrata, urdhër të mos pranojë dosjen time

  • 9 years ago
TIRANE- Aleksandër Biberaj dorëzon zyrtarisht kandidaturën për kreun e ri të Partisë Demokratike. Duke shprehur dëshirën dhe vullnetin për të marrë pjesë në garën për kreun e ri, Biberaj i ka bërë thirrje Partisë Demokratike për të hapur realisht garën dhe për të mundësuar konkurrencën e lirë mes kandidatëve. Në një prononcim për mediat, Biberaj tha se kërkesën e tij do ta çojë me postë, dhe më pas do të jetë kryesia e PD ajo që do të marrë vendimin për pranimin apo jo të kandidaturës së tij, pasi u shpreh se "Administrata ka marrë urdhër për të mos e pranuar dosjen time për të kandiduar për kreun e PD".

Recommended