PARIS - Marine Le Pen, lidere e partisë së djathtë ekstreme, Fronti Kombëtar i Francës, nuk ka më imunitet si depute e Parlamentit Evropian dhe tani mund të ballafaqohet me një proces penal për racizëm. Mbrëmë, Parlamenti Evropian në Strasburg votoi për tërheqjen e imunitetit të lideres Le Pen, me kërkesë të një gjykate në Lion të Francës. Le Pen u akuzua nga një shoqatë anti-racizmi në vitin 2011 pasi ajo i kishte përshkruar faljet e myslimanëve në rrugë si akt politik nga fondamentalistët dhe i kishte krahasuar ata me pushtimin e Francës nga Gjermania Naziste.
Comments