Elbasan, fëmijët e komunitetit rom nuk figurojnë në gjendjen civile

  • 9 years ago
Elbasan - Dhjetëra fëmijë të komunitetit rom në Elbasan janë tërësisht inegzistentë në zyrat e gjendjes civile. Rreth 30 fëmijë rom nuk figurojnë si shtetas shqiptar, pasi nuk janë pajisur me çertifikatë lindjeje fillimisht nga spitali e më pas proçedurat në gjendje civile janë neglizuar nga prindërit e fëmijës.

Këtë shqetësim e ka ngritur Drejtor i Gjendjes Civile Elbasan, i cili thotë se ky problem do t'i penalizojë këta fëmijë për tu arsimuar, apo për të përfituar asistencë sociale në moshë më të rritur.

Nga ana tjetër, kreu i komunitetit rom në Qarkun e Elbasanit thotë se regjistrimi i fëmijëve deri tani është kryer vetëm përmes projekteve nga PNUD

Nuk dihet se sa mund të jetë numri i të paregjistruarve në gjithë vendin, ndërsa për policinë konsiderohet problem shqetësues pasi këta fëmije mund të shfrytëzohen lehtësisht për trafikim.

Recommended