Egjipt, Morsi nuk dorëhiqet refuzon ultimatumin e ushtrisë

  • 9 years ago
KAJRO - Presidenti egjiptian, Mohammed Morsi ka refuzuar ultimatumin 48-orësh të ushtrisë për t'u dorëhequr, duke argumentuar se diçka e tillë do të ngjallë vetëm konfuzion. Deklarata e lëshuar nga Presidenca theksonte se Morsi se do të vazhdojë me planet e tij për bashkim kombëtar. Më herët, ushtria kishte paralajmëruar se do të ndërhynte nëse qeveria dhe kundërshtarët e saj do të dështonin në zbatimin e vullnetit të popullit. Megjithatë, është mohuar se ultimatum do të çojë një grusht shteti.

Recommended