ANKARA - Presidenti i Komitetit Kombëtar turk në Këshillin Botëror të Energjisë, Suresh Ozden u ka propozuar vendeve të përfshira në projektin TAP, të vënë Greqinë në një monitorim rigoroz për të siguruar suksesin e gazsjellësit. "Situata ekonomike në Greqi do të duhet të monitorohet nga afër për të siguruar të ardhmen e gazsjellësit TAP",-tha për agjencinë e lajmeve Anadolu, z Ozden. Gjithashtu ai është shprehur se marrëveshjet mbi pagesat ndërmjet konsumatorit dhe vendeve prodhuese duhet të mbështetet nga aplikimi strikt i marrëveshjes dhe se "në rast se Greqia dështon të plotësojë borxhet e veta, e ardhmja e tubacionit do të jetë e errët.
Comments