Strugë, largohen tarracat nga shëtitorja

  • 9 years ago
Komuna e Strugës në bashkëpunim me inspektoratin e ndërtimit dhe urbanistikës kanë filluar sot të largojnë tarracat e vendosura në shëtitoren e Drinit të Zi. Aksionin për largimin e tarracave e kanë ndërmarrë vet pronarët e restoranteve. Kjo pasi Komuna i kishte njoftuar pronarët e restoranteve se pas datës 30 qershor nuk guxojnë ti mbajnë tarracat në shëtitore. Qytetarët e Strugës ndërkohë e kanë mirëpritur këtë iniciativë të Komunës.

"Mendoj se iniciativa është e duhur dhe kryetari ka marrë një iniciativë që të gjithë qytetarët këtë e vlerësojnë. Unë i uroj një punë të mbarë kryetarit dhe i priftë e mbara."tha një qytetar

"Për mendimin tim mendoj se është një iniciativë e mirë që ka marrë komuna e Strugës,për të pastruar shëtitoren e Drinit të Zi,dhe shpresoj që të vazhdoj kështu komuna e Strugës,për të liruar dhe vende të tjera që janë të zëna."-tha një qytetare

"Ka vite që asnjë njeri nuk është preokupuar,dhe besoj se nqs kryetari i komunës vazhdon kështu,do të jetë dicka e mirë për Strugën."tha një qytetar.

"Tani njerëzit mund të qarkullojnë lirisht, ngjan sikur je në Evropë,unë kam qenë në Danimarkë dhe e di si është ka rregull,është pastër dhe bukur.

Objekte që ishin ngritur buzë Drinit të Zi,kryesisht shërbenin si bare dhe restorante. Riviera buzë Drinit të Zi vlerësohet si nga më të bukurat që ka qyteti i Strugës. Durim Etemi

Recommended