Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ish kryeministri Vllado Buçkovski dënohet me 3 vjet burg për veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare në lëndën "Pjesët e tankeve". Sipas Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vllado Buçkovski në periudhën kur kryente funksionin e ministrit të mbrojtjes ka keqpërdorur detyrën e tij, duke blerë pjesë rezervë të tankeve më tepër se sa është dashur. Për vet Buçkovskin, vendimi i këtillë gjyqësor është skandaloz dhe i motivuar politikisht.

"Ky është vendim skandaloz. Po zhvillojmë betejë 6 vjeçare për këtë çështje. Edhe Gjykata e Apelit kur e anuloi verdiktin e shkallës së parë dha kah që në përkthim do të thoshte vendim për liri. Më vjen keq që gjykatësja nuk kishte guxim, nuk ka asnjë dëshmi që mund ta përdorë për të arsyetuar vendimin e saj. Shihet se vazhdon tendenca që gjykatësit të bëjnë flert me autoritetet dhe pushtetin. Jam i bindur se ky vendim do të rrëzohet nga Gjykata e Apelit", tha Vllado Buçkovski, ish kryeministër.

Ky është vendimi i dytë i shkallës së parë për këtë rast. Herën e parë Buçkovski ishte dënuar me 3 vjet e gjysmë heqje lirie, por Gjykata e Apelit kishte anuluar vendimin dhe ktheu rastin në shkallë të parë. Përveç Vllado Buçkovskit me 3 vjet burg janë dënuar edhe ish kryeshefi i shtatmadhorisë së ARM-së Metodij Stamboliski dhe Mitre Petkovski. Gjykata ka dënuar me 2 vjet heqje lirie edhe Menko Nelkinovskin dhe ish këshilltarin shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Aco Gjurçevski. Të gjithë të dënuarit ngarkohen për veprën penale "keqpërdorim i pozitës zyrtare". Benjamin Arifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended