Obama viziton burgun ku qëndroi Nelson Mandela

  • 9 years ago
ROBBEN ISLAND - Presidenti amerikan Barack Obama vizitoi burgun në Robben Island, ku ka qëndruar për më shumë se 18 vjet Nelson Mandela. Obama shkroi në librin e mysafirëve se : "Në emër të familjes sonë, ne jemi thellësisht të përulur për të qenë të pranishëm këtu, ku kanë dalë burra të guximshëm të cilët u përballën me padrejtësitë. Bota është mirënjohëse për heronjtë e Robben Island, i cili na kujton se nuk ka pranga apo qeli që mund të përputhen me forcën e shpirtit të njeriut." Fituesi i çmimit Nobel për paqe, Mandela kaloi 18 vjet në këtë burg, pasi luftoi për të drejtat e zezakëve në Afrikën Jugore. Aktualisht ish-presidenti i parë me ngjyrë ndodhet ende në gjendje kritike për shëndetin e tij në spitalin e Pretorias, në kryeqytetin e Afrikës së Jugut.

Recommended