Rama: Ujërat me Greqinë, në respekt të plotë të njëri-tjetrit

  • 9 years ago
ATHINE - Gazeta greke "Kathimerini" ka intervistuar kryeministrin e ardhshëm shqiptar, Edi Rama, i cili iu është përgjigjur disa pyetjeve mjaft të mprehta; mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke në tërësi, por edhe në lidhje me një çështje të diskutueshme, që solli "ngricë" në marrëdhëniet dypalëshe, siç janë kufijtë detarë mes dy vendeve. Pyetjes nëse është prioritet tema e kufijve detarë për qeverinë e re, Edi Rama i është përgjigjur: "Duhet të bisedojmë, që të gjejmë zgjidhjen e duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit. Jetojmë në kohë të ndryshme nga disa vjet më parë dhe popujt tanë nuk mund të përfitojnë, nëse nuk ndryshojmë duke ecur me kohën, e cila gjithashtu ecën shumë shpejt".

Recommended