Zjarret në Arizona, 19 viktima

  • 9 years ago
ARIZONA - 19 zjarrfikës raportohen se kanë vdekur duke luftuar me flakët në shtetin jugperëndimor amerikan Arizona. Autoritetet bëjnë të ditur se ata vdiqën gjatë përpjekjeve të tyre për të shuar zjarrin në qytezën e vogël Yarnell, 1300 në veriperëndim të Phoenix. Zjarri që ka nisur që prej të premtes është shpërndarë me shpejtësi edhe me ndihmën e erërave dhe temperaturave të larta. Mediat raportojnë se deri tani 200 shtëpi janë shkrumbuar në hi dhe mbi një mijë banorë janë evakuar nga zona.

Recommended