Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
LONDER - Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar edhe ambasadën greke në Uashington dhe grupin e saj në Kombet e Bashkuara, sipas dokumenteve të fundit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë zbuluar nga ish-punonjësi i saj Edward Snowden të cilat janë publikuar në gazetën "The Guardian". Gazeta britanike ka publikuar listën e 38 ambasadave dhe misioneve që NSA-ja ka spiunuar përfshirë edhe përfaqësimin e Bashkimit Evropian në Washington dhe New York. Dokumenti përshkruan se si NSA kishte përgjuar dhe spiunuar në zyrat e BE-së, rrjetet kompjuterike të brendshme në ëashington dhe në Kombet e Bashkuara, jo vetëm duke dëgjuar bisedat dhe thirrjet telefonike, por edhe duke pasur qasje në dokumente dhe e-maile të ndryshme.

Category

📺
TV
Comments

Recommended