Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
KAJRO - Opozita ka dhënë sot një ultimatum për presidentin egjiptian, Mohamed Morsi: Ai duhet të ikë nga pushteti deri nesër në orën 17:00, në të kundërt do të ketë revolta civile. Kjo lexohet në një komunikatë të Tamarod (rebelëve). "I japim kohë Mohamed Morsit deri në orën 17 të së martës së 2 korrikut, për të lënë pushtetin dhe për t'u lejuar institucioneve shtetërore të përgatisin zgjedhje të parakohshme presidenciale", lexohet në komunikatën e Tamarod, të publikuar në sit. Në rast refuzimi, "e marta e orës 17 do të jetë nisja e një fushate të mosnënshtrimit civil".

Category

📺
TV
Comments

Recommended