Lezhë, mjekë shtesë gjatë sezonit veror

  • 9 years ago
LEZHE - Ambulancat në zonat turistike të Lezhës do të kenë mjekë dhe infermierë shtesë gjatë këtij sezoni për të përballuar kështu fluksin e pacientëve. Konfirmimi ka ardhur nga drejtori i Shëndetit Publik, Sandër Marku, sipas të cilit të gjitha qendrat shëndetsore disponojnë ilaçet e nevojshme, ndërsa janë siguruar edhe autoambulancat për përcjelljen drejt spitalit të urgjencave të ndryshme. "Qendrat shëndetsore janë të kompletuara me mjekë dhe me infermiere. Ne kemi bërë takime me drejtorët e qendrave, me personelin shëndetsor që të jenë në gatishmëri",-thotë ai.

Recommended