Kroacia, anëtarja e 28-të e BE Barroso uron: Mirëserdhe!

  • 9 years ago
ZAGREB - Prej orës 00::00 të 1 korrikut 2013 Kroacia është zyrtarisht anëtare e Bashkimit Evropian. "Mirëserdhët në Bashkimin Evropian", ka thënë mbrëmë në gjuhën kroate presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Mbrëmë mijëra qytetarë kishin mbushur sheshin e festimeve për anëtarimin e Kroacisë gati dy dekada pas fundit të luftës për pavarësi nga ish-Jugosllavia dhe pas disa vitesh reforma. Ndërsa sot paradite në një ceremoni speciale u hap zyrtarisht Shtëpia e Evropës në Zagreb ku të pranishëm ishin edhe Presidenti i Parlamentit Europian Martin Shulz dhe Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso si dhe nga personalitete të shumta Europiane.

Recommended