Zaev: Për të gjitha dështimet e vendit faji bie mbi Gruevskin

  • 9 years ago
Lideri i opozitës në Maqedoni Zoran Zaev ka akuzuar sot ashpër Qeverinë e kryeministrit Gruevski për dështimin e Maqedonisë në rrugën e saj për integrimet euroatlantike. Maqedonia nga shembull i një shtet stabil, me demokraci multietnike dhe multikonfesionale sot jeton një zonë të kaosit dhe konfliktit në shoqëri, tha Zaev, duke u thirrur në dështimin e Maqedonisë në Samitin e Fundit të BE-së.

"Këtyre ditëve kolapsi i Maqedonisë nën udhëheqjen e Gruevskit u verifikua ndërkombëtarisht. Pushteti përjetoi disfatën më të madhe të huazi-patriotizmit dhe evroskepticizmit. Shpërtheu si flluskë sapuni shpresa e qytetarëve për anëtarësim të vendit në familjen evropiane. Maqedonia falë konceptit të Gruevskit as që u përmend nga autoritet evropiane. Nga lider u shndërruam në humbës, me keqardhje i shohim në shpinë autsajderat e deridjeshëm Kosovën dhe Serbinë, a para 7 viteve hapëruam bashkë me Kroacinë e cila prej nesër edhe zyrtarisht bëhet anëtare e plotë e BE-së", tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev u shpreh se nuk ka alternativë tjetër dhe se LSDM-ja është e vetmja forcë e cila do të parandaloj dëmet që Gruevski dhe nomenklatura e tij i shkaktojnë Maqedonisë. Duke qenë i prerë se nuk do të lejoj asnjëherë që as një fije pluhuri të hidhet mbi identitetin dhe gjuhën.

"Ne jemi njerëzit, partia, organizata e cila në aleancë me qytetarët do ta kthej Maqedoninë në binarët e vërtetë. Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë dhe e mundimshme, I vetëdijshëm jam edhe unë por edhe ju për vështirësitë, por njëkohësisht jemi të palëkunsdëhm në qëndrimin se republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj meritojnë një ardhmëri më shpresëdhënëse dhe më të ndritur. LSDM-ja ia ka borxh këtë Maqedonisë, dhe këtë borxh d ta përmbushim", deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Këto komente Zaev i bëri gjatë punimeve të Kongresit të XV-të të LSDM-së ku u bënë disa ndryshime statutare përmes të cilave edhe zyrtarisht ju hap rruga Radmilla Sheqerinskës për postin e zv/kryetarit të partisë. Kongresi në fjalë vjen vetëm një muaj pas kongresit të XIV, ku Zaev u zgjodh lider i LSDM-së, duke pensionuar Branko Cërvenkovskkin, i cili pas disfatës në zgjedhjet e fundit, nuk u kandisua sërish për postin e kryetarit në partinë më të madhe opozitare. Bedri Rexhallari

Recommended