Pas të enjtes rikthehen temperaturat e larta

  • 9 years ago
TIRANE- Nëse keni bërë plane për pushime në muajin korrik, meteorologët ju këshillojnë të bëni pak durim vetëm në ditët e para. Pas së enjtes në të gjithë vendin pritet rritje e temperaturave, të cilat do të shkojnë deri në 39 gradë celsius në mesin e muajit Për ju që keni bërë plane pushimesh për ditët e para të korrikut, meteorologët këshillojnë të mos mërziteni. Të paktën për javën e parë të muajit temperaturat do të jenë të njëjtat me ato të kësaj fundjave, më të ulëta se ato të qershorit, 27 deri në 28 gradë celsius. Reshjet e shiut kanë sjellë ditë të freskëta, vranësira dhe një natë të ftohtë. Por, situata pritet të ndryshojë gjatë fundjavës, kur sipas meteorologëve pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave.

Recommended