Masakër në Vjosë, marrje e lëndëve inerte pa kriter

  • 9 years ago
FIER - Shtrati i lumit Vjosë në segmente të veçanta të tij është gërryer si pasojë e marrjes së lëndëve inerte pa kriter. Kjo ka ndodhur në vendin e quajtur fshati Nuse Lalaj të komunës Frakull të rrethit Fier. Vetëm për një muaj e gjysmë, lumi Vjosë në një gjatësi prej 1 kilometër, ka ndryshuar shtratin e tij të zakonshëm duke u zgjeruar në drejtim të tokave bujqësore. Kryetari i kësaj komune Viktor Cervenaku është shprehur për "A1 Report" se në lumin Vjosë po bëhet një masakër, nga marrja e lëndëve inerte pa kriter dhe në mënyrë të paligjshme.

Recommended