Biberaj, rivali i parë kundër Lul Bashës në garën për kreun e PD

  • 9 years ago
TIRANE - Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, i larguar nga kjo parti dy vite më parë, njëherësh dhe ish-nënkryetar i Frymës së re Demokratike, Aleksandër Biberaj do të kandidojë për postin e kryetarit të PD. Vetëm disa orë pas deklarimit të kryetarit në detyrë i PD Sali Berisha se lideri i ri që do të pasojë atë në krye të kësaj partie do të zgjidhet sipas parimit "një anëtar një votë" del dhe kandidatura e parë që pritet të garojë përballë kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Recommended