Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
ZAGREB - Kroacia bëhet zyrtarisht pjesë e BE-së më 1 korrik, duke u bërë shteti i 28-të i Unionit Europian, një proces që nisi disa vite më parë. Në vitin 2001 filloi nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, për të vazhduar me aplikimin për anëtarësim në vitit 2003. Ndërsa statusin e kandidatit, Kroacia e ka fituar në vitin 2004 dhe një vit më vonë filluan negociatat të cilat përfunduan më 30 qershor të vitit 2011 dhe me datën 1 dhjetor 2011 Parlamenti Europian miraton hyrjen e Kroacisë në Bashkimin Europian. Në janar të vitit 2012 u zhvillua referendumi i dytë pas pavarësimit të shtetit kroat në vitin 1991, në të cilin 66 për qind e qytetarëve i thanë po anëtarësimit kroat në Unionin Evropian.

Category

📺
TV
Comments

Recommended