Hapi i parë i BE-së për të rinjtë 6 mld euro për trajnimin e tyre

  • 9 years ago
BRUKSEL - Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord për të lëvruar 6 miliardë për skemat e trajnimit të të rinjve, duke pranuar se krijimi i vendeve të punës do të marrë shumë kohë. Kancelari i Austrisë, Werner Faymann e përshkroi iniciativën prej 6 miliardë euro për punësimin e të rijnve si një "hap i parë dhe i mirë". Por një zyrtar i lartë i BE-së përshkroi shumën si "një pikë në oqean". Gati një e katërta e njerëzve të moshës 18 deri 25 në BE janë të papunë, ku në Spanjë dhe Greqi situata është akoma më dramatike, ku më shumë se gjysma e të rinjve nuk mund të gjejnë dot punë.

Recommended