Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
ATHINE- Pas marrjes së informacionit se projekti që do të jetë përçuesi i gazit natyror nga Azerbajxhani në Europë do të jetë TAP, sot është bërë dhe konfirmimi edhe në mënyrë zyrtare për Greqinë. Ditën e djeshme ambasadori i Azerbajxhanit në vendin tonë, i ka konfirmuar ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, përzgjedhjen e këtij projekti të gaz-sjellësit trans-adriatikak TAP që do të kalojë dhe nëpër Shqipëri. Lajmi i përzgjedhjes u bë i ditur nga mediat greke të mërkurën duke iu referuar një takimi të Kryeministrit grek, Antonis Samaras, me përfaqësues të Shah Denizit, gjatë të cilit iu përcoll atij lajmi se është konfirmuar përzgjedhja e TAP-it si rruga fituese për transportin e gazi.

Category

📺
TV
Comments

Recommended