Edi Rama mes 54 deputetëve të rinj, risitë që sjellin partitë

  • 9 years ago
TIRANE - Nga 140 deputetët që arritën të merrnin mandatin e deputetit nga zgjedhjet e 23 qershorit, në këtë listë vihet re se janë plot 54 emra të rinj që do të kenë të drejtë që të ushtrojnë "profesionin" e deputetit. Për herë të parë në Parlament do të jetë dhe kreu i PS-së Edi Rama. Emrat e rinj të deputetëve vijnë nga të gjitha qarqet e vendit si dhe nga të gjitha partitë, ku PS ka sjellë më shumë risi në jetën politike në vend. Kështu në Shkodër, socialistët përfaqësohen me dy deputet të rinj Mimoza Hafizin e Sahit Fishtën, Partia Demokratike me Helidon Bushatin e Voltana Ademin dhe LSI me Agron Çelën, një deputet i ri është Mark Frroku, që përfaqëson PKDSh. Në qarkun Lezhë është emër i ri nga e majta është Arben Ndoka, Monika Kryemadhi, rivjen pas 8 vjetësh ndërsa nga PD me Albina Dedën. Në listën e Durrësit janë të rinj Gentian Bejko, e Artur Bushi, ndërsa nga demokratët ka siguruar mandatin e deputetit Oerd Bylykbashi, shef i kabinetit të kryeministrit Sali Berisha, është rikthyer Agron Duka, por këtë herë deputet në siglën e PR. Në Tiranë janë emra të rinj që përfaqësojnë PS si Parid Cara,Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Lindita Nikolla, kurse për LSI, është emër i ri Klajda Gjosha dhe rikthimi i Luan Ramës në Parlament.

Recommended