Nga 1 korriku rryma lirohet për 5.2%

  • 9 years ago
Energjisë elektrike do të lirohet. Që nga korriku, çmimi i energjisë elektrike do të jetë më i ulët për 5.2 %. Ky është një vendim jozyrtar dhe fillestar i Komisionit Rregullator të Energjetikës. Vendimi përfundimtar i tij do të merret në fund të muajit, pasi rregullatorët të rishikojë vërejtjet që kanë dorëzuar kompanitë energjetike.

"Individualisht, brenda grafikut të çmimit, ka një rritje minimale tek ELEM për 3 %, zvogëlim tek MEPSO për 0.25%, kurse tarifa përfundimtare për MEPSO-n, së bashku me tarifën e operatorit të tregut, ka një rritje prej 3.97 %, dhe zvogëlimi i tarifës për shpërndarje të EVN-Maqedoni për 4.83. E gjithë kjo në çmimin përfundimtar mesatar do të thotë një ulje për 5.24 %", tha Dimitar Petrov, Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Megjithatë, nuk ka shpjegim më të saktë se përse rritja e çmimeve është lejuar vetëm tek kompanitë shtetërore të energjisë ELEM dhe MEPSO, ndërsa zvogëlim tek kompania private EVN. Jo zyrtarisht burime nga EVN komentojnë për Alsat, se me shpërndarjen e tillë të çmimit të energjisë elektrike mes kompanive energjetike, rrezikohet funksionimi i kompanisë EVN. Kjo argumentohet me faktin se me çmimet e reja që propozon tani Komisioni Rregullator, EVN do t'ua paguajë më shtrenjtë edhe ELEM-it dhe MEPSO-s, furnizimin dhe transmetimin e energjisë që shkon përmes tyre, kurse nga ana tjetër, edhe pavarësisht rritjes së shpenzimeve, EVN do t'u ofrojë qytetarëve energji elektrike më të lirë. Tani rregullatorët, duhet të rishqyrtojnë vërejtjet e kompanive, por thonë se nuk presin ndryshime drastike dhe se çmimi i energjisë elektrike do të zvogëlohet ashtu sikurse është llogaritur tashmë, për 5.2 për qind. Natasha Stojanovska

Recommended