Studiuesit: Liqeni i Shkodrës, një pasuri e pambrojtur

  • 9 years ago
SHKODËR -- Liqeni i Shkodrës përmban një nga pasuritë kryesore të Shkodrës e cila nuk ruhet aq sa duhet, dhe pse është bërë shumë gjatë viteve të fundit, kryesisht nga OJQ - të. Një fakt i tillë është pohuar nga prof. Mahir Hoti, studiues i biosferës së liqenit. Sipas tij, të gjithë së bashku duhet që të angazhohemi më shumë për të kthyer në identitet këtë pasuri të të gjithëve.

Liqeni i Shkodrës konsiderohet jo vetem si një nga pasuritë e natyrës, por edhe si një potencial zhvillimi për Shkodrën. Diskutimet për liqenin u mbajtën gjatë një konference ku u ishin të pranishëm aktorë të shoqërisë civile dhe organizata peshkimi.

Recommended