Milloshovski kërkon dorëheqjen e Fatmir Besimit, ky i përgjigjet në FB

  • 9 years ago
Ish ministri i Jashtëm i Maqedonisë dhe deputeti aktual i VMRO DPMNE-së Antonio Milloshoski kërkoi dorëheqjen e zv/kryeministrit për euro-integrime Fatmir Besimi. Milloshoski, në një emision televiziv në 'Vesti 24' deklaroi se përgjegjësinë për dështimin e Maqedonisë në këtë Samit të BE-së duhet ta mbajë zv/kryeministri Besimi dhe jo t'ia lërë fajin institucioneve. Milloshoski madje e quajti të pasaktë deklaratën e Besimit se institucionet nuk përmbushën plotësisht reformat, duke theksuar se pengesa e vetme është çështja e emrit.

"Nëse ndonjë institucion ka dështuar në procesin e euro-integrimeve ndërsa zv/kryeministri Besimi është përgjegjës për atë proces të euro-integrimeve, atëherë ai duhet të mbajë përgjegjësi personalisht, pse nuk ka reaguar me kohë, a ka reaguar, si ka reaguar dhe ndoshta të mendojë të japë dorëheqje nëse mendon se nuk mund ta koordinojë atë proces.. Por vlerësimi im është se zv/kryeministri Besimi është njëri prej atyre që ndonjëherë përpiqet që marrë pëlqime nga dëgjuesit ndërkombëtarë", tha Antonio Milloshoski, Ish minstër i Jashtëm.

Nga ana tjetër zv/kryeministri Fatmir Besimi, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes një qëndrimi në Facebook iu kundërpërgjigj Milloshoskit duke thënë se;

"Ne jemi të detyruar që të shfaqim progres në të gjitha sferat e rëndësishme për këtë proces, dhe për këtë institucionet dhe partitë, pa marrë parasysh a janë ato qeveritare apo në opozitë, duhet të mbajmë përgjegjësi dhe pronësi ndaj procesit dhe reformave të nevojshme. Në këtë kontekst, çështja e emrit është jashtëzakonisht e rëndësishme, dhe për këtë duhet të tregojmë angazhim dhe progres. .... nuk duhet t'ia lejojmë vetes të sillemi në mënyrë pasive, emotive, apo politikë ditore, sepse ato paraqesin prioritet strategjik i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë", thekson Besimi.

Deputeti opozitar Safet Bishevac ndërkaq, e cilësoi të pa vend deklaratën e Milloshoskit pasi siç tha ai, Milloshovski nuk ofroi një zgjidhje të tillë në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm. Problemi kryesor për ngecjen e Maqedonisë sipas Bishevacit është Gruevski dhe partia e tij.

"Unë nuk mbaj mend që Z.Milloshoski ofroi një gjë të tillë kur ai ishte Ministër i jashtëm. Puna nuk qëndron tek zgjidhjet personale. Për hir të së vërtetës z.Besimi kryen një pjesë të mirë të punës për të cilën është i angazhuar. Çështja është tjetër dhe duhet të pyetemi nëse Gruevski dhe VMRO DPMNE dëshirojnë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së. Sipas bindjes sime të thellë, ky nuk është qëllimi i tyre kryesor, ata kanë qëllim tjetër i cili është dallon nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE", u shpreh Safet Bishevac, deputet i pavarur.

Samiti i BE-së i cili anashkaloi plotësisht Maqedoninë nga agjenda e saj po mbahet sot dhe nesër në Bruksel. Sipas Houit, raportuesi i Maqedonisë në PE, Maqerdonia mund të humbë edhe statusin e vendit kandidat, për shkak të problemeve me demokracinë, funksionimin e parlamentit, mos respektimin e të drej...

Recommended