Zgjedhjet, dridhet administrata, kanë frikë për vendet e punës

  • 9 years ago
Me rotacionin politik në vend, punonjësit e admistratës shtetërore duket se janë ne ethet e frikës së largimit nga puna. Në një vëzhgim të A1Report, në disa prej ministrive nuk evitohet frika për ndryshime duke iu referuar eksperiencave te fundit të ndryshimit te pushteteve.
pak nga situata në ministri

Denoncime te tilla, nuk kanë munguar as në rrjetet sociale ku flitet për raste të largimit nga puna për efekt të daljes në mitingje elektorale të Partisë Demokratike, edhe pse vota e tyre mund të ketë shkuar për forcën politike që ata mbeshtesin.

Vetë qytetarët rrëfejnë se ndihen të kërcënuar nga kjo situatë, ndërsa për disa të tjerë duhet një reformim i administratës. Për të mos rënë pre e largimeve nga puna për motive politike, punonjësit e administratës janë të mbrojtur nga statusi i nëpunësit civil, çka do të thotë largimi nga puna vendoset vetëm ne rast shkeljeje. Në të kundërt, për largimet e pamotivuara shteti detyrohet të paguajë dëmshpërblim.

Recommended