Miratohet buxheti i Evropës për vitet 2014-2020

  • 9 years ago
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka njoftuar se projekt-buxheti i diskutueshëm i BE-së për vitet 2014-2020 është miratuar nga udhëheqësit e lartë të 27 vendeve anëtare. Marrëveshja mbi buxhetin prej 960 miliardë euro u arrit me konsesusin e shteteve anëtare dhe udhëheqësit e Parlamentit Europian, tha Barroso.

Kjo shumë pritet të përqëndrohet në papunësinë që ka arritur një shifër rekord në Europë sidomos mes të rinjve në veçanti. Gati një e katërta e të rinjve të moshës 18 deri 25 në BE nuk kanë punë, ndërsa në Greqi dhe Spanjë është më shumë se gjysma.

Recommended