Zgjedhjet, çertifikimi mes KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor

  • 9 years ago
TIRANË -- Pas përfundimit të numërimit të votave, ku koalicioni i majtë fitoi mbi atë të djathtë, ngërçi tashmë pritet të kalojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, aty ku duhet që të bëhet certifikimi i zgjedhjeve, në mnëyrë që të njihet dhe ftorja e Aleancën për Shqipërinë Europiane.

Por aktualisht ky institucion prej shumë muajsh përbëhet vetëm nga 4 anëtarë, çfarë nuk bën do të mundur cetrifikimin e tyre, pasi Kodi Zgjedhor e ka të përcaktuar qartë se vendimi për miratimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve duhet të firmoset me shumicë të cilësuar, pra që do të thotë minimalisht 5 anëtarë.

Por që të bëhet e mundur kjo ka vetëm dy mundësi ose certifikimi të bëhet nga Kolegji Zgjedhor ose të bëhet e mundur rikthimi i ish-anëtarëvve të KQZ, të cilët pak muaj më parë dhanë dorëheqjen. Gjithësesi mundësia e rikthimit të tyre dhe certifikimi i zgjedhjeve nga KQZ mund të jetë dhe rruga më e lehtë për tu gjetur.

Kjo pasi burime konfirmojnë se vetëm para dy ditësh është parë të hyjë në ambientet e selisë rozë ish-nënkryetari i KQZ, Denar Biba. I vetmi skenar për certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ mbetet pikërisht ky, që të kthehet njëri prej anëtarëve të larguar, nga të cilët ishin dhe Albana Shtylla si i propozuari nga PBDNJ, Jani Jani.

Nëse nuk ndodh ky variant atëherë do të jetë vetëm Kolegji Zgjedhor, ai që do të certifikojë fitoren e së majtëve. Ende nuk është konfirmuar asgjë nga palët, pasi vetë Kuvendi nuk i ka miratuar kërkesat e dorëheqjes së tre ish-anëarëve të institucionit administrues të zgjedhjeve.

Recommended